Ka mjekë që ikin por ka dhe nga ata që rikthehen pas një përvoje pune në sistemet e huaja shëndetësore.
Një prej tyre është edhe kardiokirurgu Albi Fagu, i cili është rikthyer tashmë si mjek në spitalin “shefqet ndroqi” në Tiranë.
Në një intervistë për gazetaren tonë Ajgena Korbi ai tha se projektet serioze do të bindnin shumë kolegë të tij të riktheheshin dhe ardhja e tyre do të ndikonte edhe te të rinjtë që të mos synojnë emigrimin.