Jeni në aeroport, nuk keni bateri, jeni lodhur duke nxjerrë nga çanta Powerbank-un dhe vendosni të shkoni në stacionin më të afërt të karikimit. Tingëllon si një zgjidhje e mirë, apo jo? Me siguri jo.
FBI paralajmëron se përdorimi i stacioneve publike të karikimit është i rrezikshëm, pasi pajisjet tona mund të infektohen me malware, duke e bërë më të lehtë për hakerat të kenë akses në celularin, tabletin ose laptopin tonë.
“Shmangni stacionet publike të karikimit në aeroporte, hotele apo qendra tregtare”, thuhet në njoftimin në Twitter. “Aktorët e këqij kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të instaluar malware dhe për të kontrolluar softuerin e pajisjes. Në vend të kësaj, sill karikuesin dhe kabllon USB dhe përdor prizën”./abcnews.al
Avoid using free charging stations in airports, hotels or shopping centers. Bad actors have figured out ways to use public USB ports to introduce malware and monitoring software onto devices. Carry your own charger and USB cord and use an electrical outlet instead. pic.twitter.com/9T62SYen9T
— FBI Denver (@FBIDenver) April 6, 2023