Osimhen e Simeone nuk ia dalin, Napoli ndaj Milan pa sulmues

schedule18:47 - 11 Prill, 2023

schedule 18:47 - 11 Prill, 2023

Napoli ka mbetur pa dy sulmuesit kryesorë para ndeshjes me Milanin në Champions League.

Ditën e sotme, “blutë” e jugut të Italisë kanë publikuar listën përfundimtare të lojtarëve të grumbulluar për sfidën e parë çerek-finale të UEFA Champions League, ndaj Milan, ku padyshim ka spikatur mungesa e dy “bomberave” të ekipit, Victor Osimhen e Giaovani Raspadori.

Nigeriani u stërvit sot sipas një programi individual, si dhe kreu ekzaminimet e fundit mjekësore, ekzaminime të cilët treguan se “makineria” e golave të Napolit nuk do të jetë i vlefshëm për teknikun Spalletti në ndeshjen e mbrëmjes së nesërmë.

Ndërkaq, kujtojmë se Osimhen u dëmtua në kofshë gjatë ndeshjeve të ndërkombëtareve ku Nigeria e tij u përball me 2 herë me Guinea Bissaun. Ndërkaq, në krahun tjetër “bomberi” argjentinas, Giovani Simeone pësoi një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës, në ndeshjen e fundit ndaj Lecce-s. /i.m /abcnews.al