Arteta gjen “bomberin” për sezonin e radhës, “topçinjtë” pranë rikthimit të Balogun në “Emirates”

schedule16:38 - 11 Prill, 2023

schedule 16:38 - 11 Prill, 2023

Me 19 gola në 31 ndeshje mes Kampionatit francez e Kupës së Ligës, “bomberi” anglez, Folarin Balogun padyshim që ka “rindezur” karrierën e tij me kalimin te francezët e Reims, në fillim të këtij sezoni.

Anglezi 21-vjeçar, pjesë e ekipit të Arsenal, u huazua në gjatë merkatos së shkuar të verës nga “topçinjtë” te francezët e Reims, me teknikun Mikel Arteta, i cili nuk kishte besim te sulmuesi, mirëpo Balogun i ka mahnitur të gjithë, teksa me formën që ka treguar dhe kontributin e madh që ka dhënë me golat e shënuar i rendit francezët në vendin e 4-rt renditjen e golashënuasve, duke kaluar në listë emra të mëdhenj si Leo Messi, Neymar e Wissam Ben Yedder.

Kjo formë fantastike e 21-vjeçarit padyshim që ka rënë dhe në sytë e teknikut të “topçinjve”, Mikel Arteta, i cili ka nisur takimet me bordin drejtues të “topçinjve”, si dhe me vetë lojtarin në mënyrë që të rikthejnë “bomberin” anglez, në “Emirates Stadium”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!