Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Imami goditet me thikë gjatë lutjeve në New Jersey

schedule15:09 - 11 Prill, 2023

schedule 15:09 - 11 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një imam është goditur me thikë teksa drejtonte xhematin në lutjen e mëngjesit në një xhami në New Jersey.

Mediat e huaja shkruajnë se autori i këtij sulmi është një 32 vjeçar i cili është kapur menjëherë pas ngjarjes nga besimtarët brenda xhamisë Omar në Paterson.

Sulmi me thikë u kap nga një kamerë e sigurisë që gjendej brenda xhamisë. I dyshuari i identifikuar si Serif Zorba, është arrestuar dhe akuzuar për tentativë vrasje të shkallës së parë dhe armëmbajtje.

Imam Sayed Elnakib, 65 vjeç, u transportua në Qendrën Mjekësore Universitare të Saint Joseph në Paterson për trajtim, shtoi Valdes. Kryebashkiaku Andre Sayegh, i cili vizitoi Elnakib në spital të dielën pasdite, tha se imami ishte në gjendje të qëndrueshme pavarësisht se “pësojë disa plagë të rënda”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!