Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, dirigjenti i njohur, Eno Koço ka folur dhe për dy fëmijët e tij, të cilët kanë ndjekur gjurmët e prindërve. Gent Koço është violinist, ndërsa Teuta Koço këngëtare. Si pasojë, Eno ka deklaruar se fëmijët e tij e kanë pasur të lehtë pasi vinin nga një familje artistësh dhe për ta ishte dhe një domosdoshmëri.
“Unë kam dy fëmijë, kam vajzën të madhen dhe djalin. Jam krenar për të dy siç do prind. I kam të dy muzikantë. Në rastin konkret është Genti, pak më vonë do të vijë dhe Teuta këtu. Edhe ajo do të këndojë, edhe për të jam krenar. Kështu që jam krenar për të dy.
Është bukur kur vazhdon zinxhiri muzikor, por ne nuk është se e kemi bërë këtë punë që të vazhdojë tradita. Në atë kohë, kur ata filluan të merren me muzikë, ishte edhe një domosdoshmëri, sepse duke pasur piano në shtëpi, duke qene prindërit muzikantë ishte dhe lehtë për ta, që t’i edukoje, pa e ditur se sa prirje kishin, por qëlloi që ata kishin”, u shpreh ai./abcnews.al