Borxhi publik u rrit në mbarë botën gjatë pandemisë. Në vitin 2020, mesatarja ishte rreth 100% e PBB-së dhe pritet të mbetet mbi nivelet e para pandemisë për gjysmën e botës.
Kështu deklaroi FMN në një nga kapitujt analitikë të World Economic Outlook duke theksuar se raportet e larta të borxhit ndaj PBB-së janë shqetësuese në kushtet e shtrëngimit të kushteve financiare dhe perspektivave të dobëta të rritjes.
“Konsolidimi në kohë dhe i duhur ka një probabilitet të lartë për uljen e raporteve të borxhit”, thekson FMN, duke vënë në dukje se si efektiviteti i konsolidimit në uljen e raporteve të borxhit ndikohet nga faktorë të ndryshëm.
“Mundësia e suksesit përmirësohet kur ka rritje dhe kur paqëndrueshmëria financiare është e ulët” dhe kur “rimëkëmbja nxitet më shumë nga ulja e shpenzimeve sesa nga rritja e të ardhurave”.
Në ekonomitë e përparuara, uljet e shpenzimeve “kanë më shumë gjasa të reduktojnë raportet e borxhit sesa një rritje në të ardhurat. Shanset për sukses përmirësohen kur konsolidimi fiskal forcohet nga reformat e strukturuara që nxisin rritjen”./abcnews.al