Pse të gjithë po flasin për pamjen e Princit Louis gjatë Pashkëve?

schedule14:21 - 10 Prill, 2023

schedule 14:21 - 10 Prill, 2023

E gjithë familja mbretërore e Britanisë u mblodh për shërbesën e Pashkëve në Kështjellën Windsor. Mbreti Charles mori pjesë me gruan e tij Mbretëreshën Camilla.

Çiftit iu bashkuan disa anëtarë të lartë të familjes mbretërore, duke përfshirë Princin William dhe Princeshën Kate, me tre fëmijët e tyre: Princin George, nëntë vjeç, Princeshën Charlotte, shtatë vjeç dhe Princin Louis katërvjeçar.

Kjo ishte paraqitja e parë publike e Princit Louis të dielën e Pashkëve. Djali gjakblu ishte i veshur me blu, që i përshtatej nënës së tij, Princeshës së Uellsit. Djali i vogël kishte veshur një xhaketë blu me një këmishë blu të hapur, kravatë dhe pantallona të shkurtra Bermude. Megjithatë, fansat mbretërorë kanë vënë re se Princi Louis ka një ngjashmëri të madhe me gjyshin e tij nga nëna, Catherine Middleton, Michael. “Louis i ngjan aq shumë babait të Kate”, “Ai duket si Michael Middleton”, “Oh zot, ai është një Michael Middleton i vogël“, ishin disa nga komentet./abcnews.al