Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jovanoviç: Prania e Moskës në Mal të Zi sjell shkatërrimin e identitetit euroatlantik

schedule08:43 - 10 Prill, 2023

schedule 08:43 - 10 Prill, 2023

Largimi i Milo Gjukanoviçit është dëshiruar për 17 vjet në Serbi që nga dita kur ai e nxori Podgoricën nga kontrolli politik i Beogradit, thotë Milan Jovanoviq, kryetar i Forumit për Siguri dhe Demokraci.

Jovanoviçu shpreh se pret forcimin e mëtejshëm të ndikimit gjithnjë e më operativ të Rusisë në Mal të Zi.

“Rusia nuk e ka fituar ende hyrjen në detin malazez, por me largimin e Gjukanoviçit nga posti i presidentit të Malit të Zi dhe kreut të DPS-së, më duket se vendi mund të përjetojë një rënie edhe më të madhe të imunitetit ndaj këtij lloji të ndikimit rus”, theksoi ai.

Jovanoviç beson se Mali i Zi në fushën e sigurisë së NATO-s në dy vitet e fundit ka bërë mjaftueshëm gabime.

“Megjithatë, çështja është se NATO ka mekanizma të mirë sigurie për t’u mbrojtur kundër kësaj. Dhe gjithashtu midis proxyive rusë, ndër të cilët Mali i Zi nuk është i vetmi, mund ta parandalojë me sukses”, nënvizoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!