Shembet një ndërtesë në Francë, plagosen 5 persona

schedule10:20 - 9 Prill, 2023

schedule 10:20 - 9 Prill, 2023

Të paktën pesë persona janë plagosur këtë të diel në Francë si pasojë e shembjes së një ndërtese 4-katëshe.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës  në rrugën Tivoli 17 u shemb, duke tërhequr zvarrë pjesë të ndërtesave fqinje, ka thënë kryebashkiaku Benoit Payan, i cili vizitoi zonën.

“Ka ende një fokus zjarri në rrënoja, gjë që na pengon të dërgojmë shpëtimtarë për të kërkuar për të bllokuarit. Duhet të jemi të përgatitur që të ketë viktima në këtë tragjedi të tmerrshme,” shtoi Payan.

Ndërkohë zjarrëfikëset e ndodhur në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e ndërtesave fqinje për arsye sigurie.

“Pesë janë plagosur rëndë dhe nëntë janë shpëtuar, përfshirë dy fëmijë”, tha kryebashkiaku i metropolit francez. Policia ka rrethuar rrugët përreth rrethit, i cili më parë ishte mbuluar nga një re pluhuri.

“Dukej si një shpërthim i fortë,” i tha AFP një banor i quajtur Gilles, i cili nuk preferoi të identifikohej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!