Sipas Relevo, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë t’u kërkojnë të gjithë lojtarëve të skuadrës që të bëjnë ulje rroge sezonin e ardhshëm.
Klubi beson se kjo do t’i ndihmojë Blaugranët të kompensojnë humbjet financiare që skuadra do të pësojë në lidhje me lëvizjen në stadiumin Olimpik gjatë rindërtimit të Camp Nou.
Ekspertët besojnë se për shkak të ndryshimit të stadiumit, Barcelona do të humbasë më shumë se 100 milionë euro.
Barca gjithashtu thuhet se do t’u kërkojë lojtarëve me të cilët klubi po negocion kontrata të reja që të bien dakord për uljen e pagave sipas marrëveshjeve të reja.
Nëse drejtuesit arrijnë të realizojnë planin e tyre, blaugranat do të mund të kursejnë deri në 70 milionë euro. /G.D abcnews.al/