Supermodele, sipërmarrëse dhe stiliste me famshmë botërore, Ashley Graham do mund të rëmbejë së shpejti një tjetër titull shumë të rëndësishëm: Nënë e re!
Modelja ndau sot me ndjekësit e saj në Instagram, lajmin se ajo është në një pritje të ëmbël. Ajo publikoi një video ku shfaqet së bashku me të shoqin dhe dalëngadalë kamera afrohet tek barku i saj i rrumbullakosur. Në atë moment me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, të dy thonë “Surprizë”.
“Sot 9 vite më parë, unë u martova me dashurinë e jetës time. Ka qenë rrugëtimi më I bukur me personin tim të preferuar. Sot, ndihem po kaq e bekuar, mirënjohëse dhe e ngazëllyer për të festuar me familjen tonë që po rritet. Gëzuar përvjetorin Justin Ervin. Tani jeta jonë do të bëhet dhe më e bukur”, ka shkruar 8/14/2019 ‘Jeta ime po bëhet më e bukur”, modelja e njohur në pritje të ëmbël në postimin e saj. Ajo ka zgjedhur pikërisht ditën e përvjetorit të martesës për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj.