Sabitzer “harron” Bavarinë, austriaku kërkon të qëndrojë te “djajtë e kuq”

schedule21:49 - 7 Prill, 2023

schedule 21:49 - 7 Prill, 2023

I pakënaqur me mungesën e minutave te Bayern Munich, “arkitekti” austriak i mesfushës, Marcel Sabitzer u huaze gjatë merkatos së dimrit te “djajtë” e Manchester United, eksperiencën të cilën austriaku duket se po e shijon shumë.

Sipas mediave gjermani, austriaku 29-vjeçar, autori i 1 goli e 1 asisti në 10 paraqitjet me fanellën e “djajve”, thuhet se është në pritje të një oferte konkrete nga “të kuqtë” e Mançester, për t’u transferuar përfundimisht te britanikët.

Bisedimet pritet të zhvillohen në javët e ardhshme. Deri më sot, rikthimi i tij në Bavari duket se është i përjashtuar, me klubet e tjera të Premier League që kanë filluar të interesohen për situatën e tij. /i.m /abcnews.al