Në më pak se 1 orë “djajtë” e Milanos do të presin në “San Siron”, Empolin, në përballjen e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Për sfidën e sotme, tekniku Stefano Pioli ka vendosur t’i lërë “pushim” titullarët dhe e ka nisur sfidën me formacionin 4-2-3-1, ku në portë për t’i ofruar siguri është vendosur francezi Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Calabria e Theo Hernandez, me qëndrën që mbushet nga Thiaw e Fikayo Tomori. Më të tërhequr në mesfushë janë Bennacer e Sandro Tonali, ndërsa organizimin e ofensivave sulmuese tekniku Pioli e ka lënë “në dorë” të treshes, Saelaemakers, Pogeba e Ante Rebic. Ndërkaq, maja e sulmit i është besuar belgut Divock Origi.
Në krahun tjetër, tekniku Paolo Zanetti ka vendosur të përdorë përballë “djajve” të Milanos formacionin 4-3-1-2, ku në portë është vendosur italiani Perisan e para tij në mbrojtje janë Parisi, Luperto, De Winter e Ebuehi. Në mesfushë janë vendosur Bandinelli, Marin e Fazzini. Në rolin e “trekuartistit” është pozicionuar Baldanzi, me sulmin që i është besuar dyshes Piccoli-Caputo. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: