Benfica është “turpëruar” në arenën “Estadio da Luz” , teksa është mundur me rezultatin 1 me 2 ndaj rivalët historik të Portos, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Kampionatit portugez të futbollit, Liga NOS.
Të tre golat e sfidës erdhën nga “dragonjtë” e Portos, ku fillimisht e gjetën veten në disavantazh pas autogolit të portierit Diogo Costa, që në minutën e 10’-të të sfidës, mirëpo kundërpërgjigjja erdhi që në pjesën e parë, ku pas një pasimi fantastik të brazilianit Pepe, kolumbiano Mateus Uribe çon topin në rrjetë në minutën e 45’-të.
Fitorja e “dragonjve” erdhi pas golit të “bomberit” iranian, Mehdi Taremi, me 30-vjeçarin që tronditi portierin Vlachomidos me një goditje fantastike në minutën e 54’-të, duke i bërë të “heshtin” tifozët e pranishën në stadiumin e “shqiponjave”.
Pas kësaj fitoreje Porto gjendet sërish në vendin e 2-të pas Benficas, por tashmë diferenca është ngushtuar në 7 pikë, me “dragonjtë” që kanë grumbulluar deri më tani 64 pikë, ndërsa “shqiponjat” e Benficas kanë arritur të akumulojnë 71 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Autogoli i Diogo Costa, 1-0:
Goli i Mateus Uribe, 1-1:
Goli i Mehdi Taremit, 1-2: