Lleshaj takim me drejtuesit kryesor të policisë për sigurinë në vend

schedule14:03 - 14 Gusht, 2019

schedule 14:03 - 14 Gusht, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor.

Drejtuesit e policisë kanë raportuar për gjendjen e sigurisë dhe të rendit publik në vend.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim Ministri Lleshaj ka kërkuar që të rriten e përpjekjet për të ndaluar personat me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë, të cilët mund të shfrytëzojnë sezonin verorë për qëllime kriminale.

Lleshaj ka kritikuar ashpër disa nga drejtuesit e policisë për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura gjatë muajit Gusht.

Gjithashtu Ministri ka kërkuar shtimin e kontrolleve për armëmbajtjen pa leje në mjedise publike si në qarkullimin rrugor, bare e diskoteka.

Ndërkohë Sandër Lleshaj u ka kërkuar uniformave blu që të punojnë me rigorozitet në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!