Shumë njerëz ankohen për dhimbje në gju, bërryl dhe në përgjithësi në kyçe, kur bie shi apo kur koha është e vranët.
Shumë njerëz e përjetojnë këtë shqetësim në trupin e tyre dhe veçanërisht ata që vuajnë nga artriti ose reumatizmi.
Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë shkencore se pse kockat, muskujt dhe kyçet dhembin kur bie shi ose është gati të bjerë.
Sipas një studimi meksikan, origjina e problemit do të ishte lëngu sinovial i pranishëm në sasi të vogla në kyçet tona, si gjunjët, bërrylat, shpatullat dhe duart.
Ky lëng mbron skajet e kockave, duke zbutur fërkimin e kyçeve gjatë lëvizjeve të ndryshme me efekt lubrifikues.
Kur presioni atmosferik bie, dhe rritet përqindja e lagështisë, lëngu sinovial tenton të zgjerohet pak, duke shkaktuar dhimbje veçanërisht në kyçet te cilat janë shume të dhimbshme.
Për më tepër, temperaturat më të ulëta mund ta përkeqësojnë problemin, pasi muskujt, tendinat dhe ligamentet priren të ngurtësohen në një masë më të madhe në të ftohtë.
Për këto arsye, mund të jetë e këshillueshme që artikulacionet t’i mbani të ngrohta dhe gjithmonë aktive, duke ushtruar aktivitet fizik të përshtatshëm për moshën dhe gjendjen e tuaj shëndetësore.