Shtyu nga shkëmbi gruan e tij shtatzënë, burri dënohet me 20 vite burg

schedule21:12 - 6 Prill, 2023

schedule 21:12 - 6 Prill, 2023

Një burrë që hodhi gruan e tij nga një lartësi e madhe u dënua me 20 vite burg.

Autori është 29-vjeçari Kasif Anwar, i cili në shtator 2021 hodhi nga shkëmbi gruan e tij Fauzia Javed, 31 vjeçe, nga një vend në Edinburg që tërheq njerëzit për pamjen e tij të bukur.

Javed, pak para vdekjes së saj, i kishte thënë një oficeri policie se burri i saj e kishte shtyrë, por ai tha se rrëshqiti dhe e shtyu aksidentalisht gruan.

Gruaja ishte 17 javë shtatzënë.

Juristët hodhën poshtë versionin e Anwar, ndërsa gjykatësi tha se sulmuesi “nuk tregoi keqardhje dhe nuk u përpoq të shpëtonte gruan e tij”.

Anwar, kur u njoh me Javed ishte një praktikant në një dyqan optik. Viktima shkoi për të blerë syze bashkë me nënën dhe aty u njohën së bashku dhe u martuan në Krishtlindje të vitit 2020.

Megjithatë, siç raportohet nga BBC, Javed shpejt u shqetësua për sjelljen e dhunshme të burrit të saj. Disa muaj më vonë ai dëshironte t’i  jepte fund martesës.

Në fillim të shtatorit 2021, çifti shkoi në Edinburg për disa ditë. Ata shkuan në vendin ku ajo u gjet e vdekur pasdite për të parë perëndimin e diellit dhe aty ata vendosën të bënin një selfie në një shkëmb.

Anwar tha se humbi ekuilibrin dhe shtyu gabimisht Javed, e cila ra poshtë një shkëmbi 15 metra të lartë.

Pavarësisht  lëndimeve të rënda në kokë, gruaja arriti t’i tregojë një oficeri policie se burri e shtyu kur ajo ka kërkuar të ndaheshin. Ajo vdiq disa minuta më vonë, ndërsa Anwar u arrestua po atë natë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!