Cara: Në parim pro “Yacht Marine” në Durrës, nuk duhet të falim pronat publike

schedule17:57 - 6 Prill, 2023

schedule 17:57 - 6 Prill, 2023

Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” gjatë intervistës për Abc News foli gjithashtu edhe për projektin “Yacht Marina”. Kandidati për bashkinë e Durrësit tha se në parim është pro këtij projekti por me disa ndryshime që sipas tij do të pengonin abuzimet që po bëhen.

“Jam pro për një projekt marine detare por ama që ta kthejmë këtë, ta kemi si sebep për të vjedhur portin e Durrësit nuk jam dakord. Jam kundër ndërtimit në portin e Durrësit.”, tha Cara duke shtuar më tej: “Do të më pëlqente që të ishte marina detare dhe të mos lëvizte terminali i pasagjerëve.

Ato shërbimet që kryhen sot në portin e Durrësit si kalata lindore le të transferohen por Porti i Durrësit nuk kishte pse të jepej i tëri për ndërtim. Aty mund të bëheshin shumë mirë shërbime. Mund të ishte i vizitueshëm nga qytetarët. Dhe kuptohet se atëherë do të merrte pamjen e një Yacht Marine.

Kur flasim për 280 vende dhe pjesa tjetër është ndërtim, këtu fjala Yaht marine është kupola që fsheh vjedhjen që po bëhet. Unë jam kundër sepse ne jemi vend për tu bërë pjesë e BE. Stabilizim-asocimi thotë qartë se asnjë pasuri publike nuk mund të falet. Çdo pasuri, nëse do të ketë ndonjë projekt, mund të konkurrohet.

Pse duhet t’i falej Alabarit dhe jo një subjekti kanadez, holandez apo gjerman?”, u shpreh Cara./abcnews.al