A do të tërhiqet Mali i Zi nga njohja e Kosovës? Diplomati: Millatoviç s’mund të ‘shkelë’ parimet perëndimore

schedule16:20 - 6 Prill, 2023

schedule 16:20 - 6 Prill, 2023

Në një intervistë për Ballkan Update, diplomati Ylber Hysa komentoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura pak ditë më parë në Mal të Zi. Fitorja e Jakov Millatoviç ka sjellë diskutime nëse Mali i Zi do të ndryshojë qëndrim për njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran.

I pyetur nga gazetarja Linda Karadaku nëse fitorja e tij mund të sjellë një ndryshim, ai tha se Millatoviç nuk mund të mos i respektojë parimet e vendosura nga Perëndimi.

“Edhe qeveria që ka ardhur në 2020 ka pasur tre kushte diplomacia perëndimore: të mos kontestojë pavarësinë e vendit, NATO-n dhe njohjen e Kosovës. E njëjta gjë vlen edhe për Millatoviç. Ai e di, sikurse të gjitha forcat në Mal të Zi, se nuk mund të jetë pjesë e politikës nëse nuk respekton këto parime.“, tha ai. /abcnews.al