Tensionet politike janë rritur kohët e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit në Turqi.
Mediat e huaja shkruajnë se opozita kryesore turke, Partia Republikane Popullore (CHP) këtë të enjte ka bërë e dije se godina e tyre është qëlluar me armë zjarri.
Kreu i provincës së CHP-së në Stamboll, Canan Kaftancıoğlu, përmes një postimi në rrjetin social Twiiter shkruan se “sulmi i armatosur”, ka pasur në shënjestër ndërtesën e partisë në lagjen Seyrantepe të Stambollit ku është qëlluan me 6-7 të shtëna.
Ndërkaq fatmirësisht asnjë plumb nuk ka kapur ndërtesën, por policia dhe rojet private të sigurisë konfirmuan të shtënat, dhe kasa boshe u gjetën aty pranë.
06.04.2023 (bugün) saat 05.00 sularında TEM Otoyolu Seyrantepe mevkiinde bulunan CHP İstanbul İl Başkanlığımıza yönelik düzenlendiği düşünülen bir silahlı saldırı gerçekleşmiştir.
— Canan Kaftancıoğlu (@Canan_Kaftanci) April 6, 2023
Ndërkohë ky është sulmi i dytë që vjen brenda një jave, pasi dy plumba goditën selinë e Partisë aleate të CHP-së İyi (Mirë) në Stamboll, plumbat u goditën rastësisht ndërsa një roje sigurie po ndiqte hajdutët.
Udhëheqësja e Partisë İyi, Meral Akşener pretendoi se sulmi ka për qëllim të trembë opozitën dhe vjen menjëherë pasi presidenti Recep Tayyip Erdoğan e “kërcënoi” atë gjatë një interviste televizive./abcnews.al