Pas përfundimit të sezonit të kaluar, tashmë tekniku Xavi po mbyll dhe sezonin e dytë me “blaugranat” dhe kontrata tashmë është drejt skadimit, mirëpo brodi drejtues i Barcelonas vazhdon të besojë te spanjolli pavarësisht humbjes dërrmuese 0 me 4 ndaj Real Madrid.
Sipas mediave spanjolle, Presidenti i “blaugranave”, Juan Laporta ka menduar t’i ofrojë teknikut 43-vjeçar një zgjatje të kontratës sapo Barça të sigurojë titullin kampion të La Liga-s.
Klubi është i bindur se Xavi është personi i përsosur për të provuar të ringjallur “shpirtin” garues të klubit pas vitesh dështimi, një shtyë tjetër është dhe fakti se spanjolli e kupton filozofinë e “katalanasve” dhe është në dijeni të situatës financiare të klubit.
Pavarësisht elemenimit të dyfishë në Evropë, fillimisht në Champions League e më pas në Europa League, si dhe eleminimit nga “Kupa e Mbretit”, klubi është i kënaqur me arritjet e teknikut këtë sezon, ku fillimisht fitoi Superkupën e Spanjës, në janar të këtij viti e tashmë është shumë pranë fitimit të titullit kampion. /i.m /abcnews.al