Kandidimi i PD në zgjedhjet e 14 majit, me listë të pjesshëm kandidatësh, për Astrit Patozin vjen si shkak i paqartësisë dhe situatës të krijuaj në PD. Për ABC News, Patozi u shpreh se PD po hyn në këto zgjedhje me një stekë të ulët të objektivave.
“U treguan të paqartë, të pavendosur, u kapën të papërgatitur, pala tjetër brenda PD ishin shumë të vendosur në rrugëtimin e tyre dhe të qartë në perspektivën politike. i vendosën para faktit të kryer me Primaet, këta ishin krejtësisht në humorin e palës tjetër. Pavendosmëria paqartësia dhe paaftësia merr një faturë. PD zyrtare nuk arriti të shijonte fitoren e marrjes së vulës, në këtë kuptim PD shkon në këto zgjedhje me një stekë shumë të ulët të objektivave të saj. Starti është pesimist.”-u shpreh Patozi.
Nëse PD po shkon apo jo drejt shkrirjes, Patozi thotë se reflektimi do të ndodhë më 15 maj.
“Do varet nga rezultati dhe vendosmëria e atyre që sot pretendojnë se përfaqësojnë PD zyrtare, deri sot nuk kanë as projekt poltik, as vizion politik. E vetmja gjë që I dallon nga pjesa tjetër është fakti që Berisha non grata dhe ata nuk janë, por më duket shumë pak kjo për t’u ndarë. Nuk kanë shpalosur asgjë për konceptin e tyre të Shqipërisë së të nesërmes. Më 15 maj të gjitha aktorët, sidomos opozitarë do të reflektojnë në bazë të rezultatit. Nuk e shikoj rozë as perspektivën e Berishës me Metën dhe pse kanë avantazh me PD zyrtare, por nuk ka për t’i ndihmuar shumë në raport me kundërshtarin përballë. Misioni i PD, është të mundin kundërshtarin përballë. ” -vijoi Patozi./abcnews.al