VIDEO/ Mbyllen pjesët e para, Rafshord i jep avantazhin “djajve të kuq”, Newcastle udhëheq në transfertë

schedule21:55 - 5 Prill, 2023

schedule 21:55 - 5 Prill, 2023

Kanë përfunduar pjesët e para të dy sfidave të sotme, të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ndeshje këto të prapambetura nga java e 25-të dhe e 7-të e elitës së futbollit në Britani.

Në “Old Trafford”, goli i Marcus Rashford në minutën e 27’-të i ka mjaftuar “djajve” për ta mbyllur në avantazh sfidën përballë Brentford. Ndërkaq, në “London Stadium” të West Ham vendasit po përballen me “zhgënjimin” e radhës teksa janë duke u mundur me rezultatin 1 me 2 nga miqtë e Newcastle.

Pas 2 golave të shpejtë të miqve nga Callum Wilson e Joelinton në minutat 6’ e 13’ të sfidës, mbrojtësi francez i “çekiçëve” Kurt Zouma ka ngushtuar diferencën në 1 me 2 në minutën e 40’ duke rihapur kështu mundësitë për të fituar qoftë edhe një pikë përballë një kundërshtari tejet të vështirë si “magpies”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Manchester United 1-0 Brentford 

Goli i Marcus Rashford:

West Ham 1-2 Newcastle United

Goli i Callum Wilson, 0-1:

Goli i Joelinton, 0-2:

Goli i Kurt Zouma, 1-2: