Për republikanët në të gjithë SHBA-në, akuzat kundër Donald Trump nuk ishin vetëm fillimi i betejës më të fundit ligjore ndaj tij por një sulm ndaj vetë demokracisë.
“Sot është dita e kryengritjes së vërtetë”, shkroi në Twitter Mark Levin, prezantuesi konservator i radios me të cilin Trump thuhet se darkoi pas shpalljes së aktakuzës javën e kaluar.
“Kjo është diçka e paprecedentë në vendin tonë. Dhe Partia Demokratike më në fund ia doli të çonte kombin në tirani.”
Kongresmenja e ekstremit të djathtë të Gjeorgjisë, Marjorie Taylor Greene e krahasoi Trumpin me disa nga figurat më të mëdha të historisë.
“Trump po i bashkohet disa prej njerëzve më të jashtëzakonshëm në histori që po arrestohen sot,” tha ajo.
“Nelson Mandela u arrestua. Jezus! Jezusi u arrestua dhe u vra nga qeveria romake. Unë gjithmonë do ta mbështes atë. Ai nuk ka bërë asgjë të keqe.”
Ishte hera e parë në historinë e SHBA-së që ngriheshin akuza të tilla kundër një presidenti, brenda ose jashtë detyrës. Por Trump është gjithashtu një kandidat, pasi ka shpallur në nëntor një tjetër kandidim për president.
/abcnews.al