Kina paralajmëroi të martën kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy, të mos “përsërisë gabimet katastrofike të së kaluarës” duke u takuar me Presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen.
Konsullata e Kinës në Los Anxhelos deklaroi se kjo nuk do të ndihmonte paqen dhe stabilitetin rajonal, shkruan Reuters.
Republikani McCarthy, lideri i tretë më i lartë i SHBA-së pas presidentit dhe zëvendëspresidentit, do të presë një takim në Kaliforni të mërkurën me Tsai.
Kina, e cila pretendon Tajvanin si territorin e saj, organizoi manovra luftarake rreth ishullit gushtin e kaluar pasi kryetarja e atëhershme Nancy Pelosi, një demokrate, vizitoi kryeqytetin, Taipei./abcnews.al