Paris Hilton ka publikuar fotot e para të djalit të saj të vogël. E famshme për sipërmarrjet e saj të biznesit dhe ‘reality-show’ e saj si The Simple Life, ndau fotografitë bardh e zi në faqen e saj në Instagram të hënën në mbrëmje.
“E gjithë zemra ime. #MommyMonday”, ka shkruar ajo krahas fotove.
Hilton dhe partneri i saj Carter Reum e kishin mbajtur të fshehtë lindjen e fëmijës së tyre, madje edhe nga miqtë dhe familjarët e tyre më të afërt. Më herët gjatë vitit ajo zbuloi emrin e djalit të saj, Phoenix Barron Hilton Reum, duke thënë se donte një emër që reflektonte qytetet botërore, si emri i saj.
Duke folur në podkastin e saj This Is Paris, ajo gjithashtu shpjegoi se donte një emër me disa kuptime. Ajo shtoi se jeta e saj tani ishte “e plotë”, duke e përshkruar partnerin e saj Reum si një “engjëll dhe një baba kaq të jashtëzakonshëm”.
“Është e mrekullueshme të jesh nënë, tingëllon kaq e çuditshme të thuash se jam nënë, por më pëlqen”, tha ajo./abcnews.al