Hoxha Dritan Beqiri ka treguar në në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se magjia më e përhapur është ajo me vezë. Ai ka shpjeguar se tipike e magjisë me vezë është të shkatërrojë ekonominë e një personi ose një grup personash.
Hoxha ka theksuar se ata që shkojnë më shpesh janë biznesmenë, të cilët janë të dështuar totalisht në biznesin e tyre.
“Magjitë më të përhapura aktualisht janë magjitë me vezë, magji e ndarjes, magji e bllokimit të fatit te të rinjtë dhe format e magjive të tjera, magjia e dashurisë. Por le të ndalemi pak te magjia me vezë. Më vijnë shpesh, biznesmen apo familjar të cilët janë të dështuar totalisht në biznesin e tyre, në familjen e tyre, në punët e tyre dhe tipike e magjisë me vezë është të shkatërrojë ekonominë e një personi ose një grup personash, e dyta fut një përçarje mes individëve ose shoqërisë kur ata bashkëpunojnë për punët e veta. Jep një ftohje totale e personave, të anëtareve të shoqërisë ose të anëtareve të familjes, dmth të largohen të gjithë dhe fillon një përçarje, pa arsye në këtë rast.
Magjistari e këndon vezën dhe i vendos xhindet atje dhe në momentin që personi i familjes i afrohet, i hyn në trupin e vetë, çdo gjë shkatërrohet si e ekonomia, si shëndeti dhe të gjitha me radhë”, u shpreh ai./abcnews.al