Sot doi të luhet ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit mes Athletico Bilbao dhe Osasuna, ku sfida e parë ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 për Osasunën.
Të dyja skuadrat spanjolle nuk vijnë nga një performancë e mirë në kohët e fundit. Bilbao në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ka marrë vetëm 1 fiore dhe 2 barazime, duke humbur edhe 2 sfida. Osasuna nga ana tjetër, është identike si kundërshtarët e mbrëmjes, me 2 barazime, 2 humbje dhe 1 fitore.
Gjithsesi, analistët spanjollë dhe bastet favorizojnë Bilbaon si skuadra që do të shkojë në finale për të pritur një mes Real Madrid dhe Barcelonës, “El Classico” e cila do të luhet nesër në mbrëmje.
Në Gjermani, do të luhen dy sfidat e para të çerekfinaleve të DFB Pokal. Në orën 18:00, Frankfurt do të përballet në shtëpi ndaj Union Berlin. Vendasit nuk vijnë nga një performancë e mirë në pesë sfidat e fundit në të gjitha kompeticionet, pasi kanë arritur të barazojnë tre dhe të humbasin dy. Në të pesta këto sfida, fakti interesant për Frankfurt është se ata kanë mundur të shënojnë vetëm 3 gola. Nga ana tjetër, Union Berlin ndodhet pak më mirë, me 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Vendasit sot i favorizon stadiumi dhe tifozeria e mrekullueshme, por Union Berlin nuk është aspak një ekip për t’u nënvlerësuar duke paraë edhe renditjen e tyre aktuale në tabelën e Bundesliga.
Sfida tjetër çerekfinale do të jetë ajo mes Bayern Munich dhe Freiburg. Kjo pritet të jetë një përballje tepër e bukur dhe emocionuese. Bavarezët vijnë të karikuar nga një fitore në klasiken gjermane kundër Dortmund me rezultatin e konsiderueshëm 4-2, ndërsa miqtë vijnë nga një barazim në shtëpi ndaj Hertha Berlin 1-1. Forma e Bayern është shumë herë më e mirë se e Freiburg, me 4 fitore dhe 1 humbje në pesë sfidat e fundit, ndërsa bardhezinjtë me 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.
Sot në mbrëmje gjithashtu do të luhet edhe akti i parë i gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Juventusit e Interit./ h.ll/abcnews.al