Sot është një ditë me përmasa historike për SHBA-në, teksa ish-presidenti, Donald Trump do të dalë para gjyqit, në një nga rastet e rralla që një ish-president akuzohet për krime.
Historia e ish-presidentit amerikan me yllin e njohur porno mund të konsiderohet një krim për shtetin e Nju Jorkut, ku Trump përballet me akuza penale në shtëpi, pra në shtetin ku ai lulëzoi për dekada në biznes dhe ishte trampolinë për ngritjen e tij në detyrën më të lartë të vendit.
New York City Mayor Eric Adams addressed Donald Trump supporters directly, saying city authorities would not hesitate to arrest and charge anyone who breaks the law in protest over the former president’s upcoming arraignment on state charges https://t.co/gO7H0XmU3G pic.twitter.com/BoZuoZrfsw
— Reuters (@Reuters) April 3, 2023
Megjithatë, në një periudhë të paprecedentë, për një ish-president të SHBA-së, Donald Trump mbërriti ditën e djeshme me avion nga resorti i tij, Mar-a-Lago në Florida, përsëri në Nju Jork, për të kaluar natën në Kullën Trump, në zemër të Manhatan-it, rreth të cilit janë vendosur gardhe metalike.
Nga frika e incidenteve të rënda, 35.000 policë të Nju Jorkut janë në gatishmëri ndërkohë që është rrethuar edhe zona përreth gjykatës së Manhatanit, pasi askush nuk mund të parashikojë reagimin e mbështetësve fanatikë dhe të zemëruar të ish-presidentit amerikan.
Ish-presidenti amerikan, i përballur me akuza penale për herë të parë, pritet të kthehet në shtëpinë e tij në Florida sonte, sipas ndihmësve të tij, pasi më parë është përballur me magjistratët e Nju Jorkut.
Megjithatë, sipas burimeve besojnë se Donald Trump është duke u hetuar nga Prokurori i Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg për falsifikimin e të dhënave të biznesit në rastin e financimit të yllit të njohur porno me 130,000 dollarë, nëpërmjet një ndërmjetësi.
Avokati i Trump, Michael Cohen thuhet se ka vepruar si ndërmjetësi për pagesën e Daniels, por pagesat për yllin porno dyshohet se janë regjistruar në mënyrë të rreme në të dhënat e biznesit të ish-presidentit amerikan si tarifa ligjore.
Sipas procedurës, Donald Trump do të mbërrijë në gjykatën e Manhattan i shoqëruar nga Shërbimi Sekret.
Ndryshe nga sa pritet, ai nuk pritet të vihet në pranga, siç ndodh në raste të ngjashme, por do t’i merren shenjat e gishtave dhe do të fotografohet, përpara se të kryhen procedurat burokratike.
Më pas përballë gjyqtarit do të akuzohet ish-presidenti amerikan dhe pritet sipas informacioneve që ai të deklarohet i pafajshëm, ndërsa skenari më i mundshëm është që ai të lirohet me kusht.
/abcnews.al