Videoja e Taylor Swift në gjendje të dehur

schedule21:00 - 12 Gusht, 2019

schedule 21:00 - 12 Gusht, 2019

Nëse nuk e shpenzoni një pjesë të mirë të kohës tuaj në internet dhe nëse nuk jeni të fiksuar pas Twitter-it, atëherë me siguri e keni humbur videon e Tayor Swift që po bën xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për një video të këngëtares, ku ajo shfaqet në gjendje të dehur duke kërcyer dhe duke lëvizur buzët sipas këngës së saj, “You need to calm down”. Më saktë, bëhet fjalë për këtë video.

Jo vetëm që videoja po qarkullon me shpejtësi në Twitter dhe rrjetet e tjera sociale, por është kthyer edhe në një meme. Shumë njerëz gjejnë veten te “Taylor e dehur” dhe këtë e kanë shprehur publikisht duke ripostuar videon virale. Madje, disave u duket i adhurueshëm ky version i këngëtares.