Këmbësorët në autostradë, vëzhgim në zonën e Astirit dhe autostradën Tiranë -Durrës

schedule16:29 - 3 Prill, 2023

schedule 16:29 - 3 Prill, 2023

Zona e Astirit është ndër më problematiket në kryeqytet për kalimet e këmbësorë. Qytetarët kapërcejnë trafikndarësen e aksit të unazës së madhe duke u bërë burim aksidenti dhe shpesh përfundon edhe me humbje jete.

Nga një vëzhgim që ABC News u konstatua se këmbësorët kalojnë në autostradë duke rrezikuar jetën

Ndërkohë që vijat e bardha dhe semafori janë vetëm pak metra më larg.

E njëjtë situatë u konstatua edhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Në këtë aks ka mbikalime në distance të afërt, por qytetarët zgjedhin të rrezikojnë jetën

Këtij qytetari iu desh të priste disa minuta sipër trafikndarëses së autostradës,  ndërkohë që mbikalimi ndodhet vetëm pak metra më andej.

Edhe të tjerë zgjedhin të kalojnë në anën tjetër të autostradës në të njëjtën mënyrë./abcnews.al