Grupi i njohur muzikor, Urban Band kanë publikuar videoklipin e tyre të parë me titull “Në çdo hap”. Ata kanë ndarë detaje rreth klipin në studion e “ABC së Mëngjesit”.
Ndër të tjera, socilisti i grupit, Endrik Beba ka treguar se si grupi u bë bashkë, duke treguar fillimet e tija kur u njoh me djemtë e tjerë. Ai theksoi se bashkë kanë gati 7 vite dhe këndojnë në mbrëmjet ‘live’ të kryeqytetit.
“Ka qenë pothuajse reciproke, me çunat kam performuar shpesh duke pasur parasysh që unë nuk kisha një band fikse për të performuar ‘live’ dhe normalisht unë flisja me Jurgenin, se ai mbas performancave live, qendron, është i muhabetit dhe me të kam pasur më shumë muhabet. Edhe gjatë performancave live filluam duke folur dhe çunat më thanë që kishin një shkëputje dhe prita deri në momentin që u bë zyrtare. Gjithmonë kam qene me iden që ju duhet të vazhdoni bashkë, jeni një grup i mirëfilltë dhe duhet të bëni rrok se është shumë e vështirë. Edhe në momentin që çunat shkëputen, folëm me Jurgenin dhe me të gjithë çunat e Urban Band, ram dakord për kushtet dhe jemi bashkë”, u shpreh këngëtari./abcnews.al