“Mali i Zi zgjodhi”, Gjukanoviç: Respektoj zgjedhjen, e përgëzoj Milatoviçin

schedule22:51 - 2 Prill, 2023

schedule 22:51 - 2 Prill, 2023

Pas 3 dekadash në pushtet, Milo Gjukanoviç ka rënë nga “froni”. Polikani i ri Jakov Milatoviç fitoi binshëm në raundin e dytë, duke u zgjedhur kështu Presidenti ri i Malit të Zi.

Pas rezultateve, Gjukanoviç nuk hezitoi të urojë Milatoviçin  dhe ta përgëzojë për fitoren, duke u shprehur se Mali i Zi zgjodhi dhe ai e respekton zgjedjen e tyre.

Mali i Zi zgjodhi dhe unë i respektoj atë zgjedhjen përgëzoj Jakov Milatoviçin për besimin që mori në zgjedhjet presidenciale, i uroj që të jetë president i suksesshëm sepse nëse ai është president i suksesshëm  do të thotë që Mali i Zi do të një vend i suksesshëm dhe se do të shkojë drejt këtij qëllimi. Ky është rasti i parë që para së gjithash ti falënderoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive në këto zgjedhje kontribuan për të pasur një proces zgjedhor demokratik dhe të besueshëm në Malin e Zi, i cili sigurisht e kontribuon reputacionit të brendshëm dhe ndërkombëtar të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të tij. Gjithashtu dua të falënderoj edhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi që më kanë dhënë besimin e tyre” tha ai.

Edhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka uruar Millatoviçin për fitoren.

Ai ka shkruar në Twitter se “Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur!” dhe se “do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!