Turpërimi i djeshëm brenda në “Stamford Bridge” nga Aston Villa duke i se ka vënë vulën largimit të Graham Potter, nga pankina e Chelsea, me Presidentin Todd Boehly, që duket se është tepër i zhgënjer me performancat e Potter, edhe pas kalimit të tyre në çerek-finalet e UEFA Champions League.
“Chelsea FC ka njoftuar se Graham Potter është larguar nga klubi. Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin. Chelsea dëshiron të falënderojë atë për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij”,- shkruan klubi në deklaratën e tyre.
Potteri erdhi te Chelsea në fillimin e këtij sezon pas shkarkimit të befshëm të tekniku gjerman Thomas Tuchel. Me “blutë” e Londrës Potter ka fituar mesatarisht 1.42 pikë për ndeshje, ndërsa ekipi tashmë është në një krizë të vërtetë ku pas 29 javëve kampionat renditet në vendin e 11-të në renditje. /i.m /abcnews.al