Formacionet zyrtare Napoli-Milan: Kvaratskheli përballë Leaos në “provën finale” para çerek-finales së Champions

schedule20:18 - 2 Prill, 2023

schedule 20:18 - 2 Prill, 2023

Në më pak se 1 në “Stadio Diego Armando Maradona”, vendasit e Napolit do të presin “djajtë” e Milan, në një përballje të vlefshme ëpr javën e 27-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, në një sfidë që nuk premton asgjë më pak se spektakli.

Për sfidën e sotme, tekniku i napoletanëve, Luciani Spalletti nuk ka bërë asgjë ndryshim në rreshtim teksa i ka vendosur të tijët me formacionin 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar italiani Alex Meret. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Di Lorenzo e Maroi Rui, ndërsa “bllokada” e qendrës mbushet nga Amir Rrahmani e koreani Kim Min-Jae. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Anguissa-Lobotka-Zielinski, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Politano, Giovanni Simeone e Kvicha Kvaratskhelia.

Në krahun tjetër, tekniku Stefano Pioli ka zgjedhur për mbrëmjen e sotme formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur francezi, Mike Maignan. Mbrojtja me katër mbushet nga Calabria, Kjaer, Tomori e Theo Hernandez. Më të tërhequr në mesfushë janë Tonali e Bennacer, ndërsa Rafa Leao, Krunic e Brahim Diaz kanë për detyrë furnizimin me pasa të “bomberit” Olivier Giroud, të vetëm në majën e sulmit. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: