VIDEO/ Koreografia me një kuptim të veçantë e përgatitur nga tifozët e Juves

schedule22:45 - 1 Prill, 2023

schedule 22:45 - 1 Prill, 2023

Nuk ka nevojë për shumë shpjegime për të kuptuar se cili ishte kuptimi i koreografisë që Juventusi kishte përgatitur për ndeshjen e kampionatit ndaj Veronës e përfunduar 1-0 në favor të ekipit të Allegrit.

“United”, (Të bashkuar) ishte mesazhi i tifozëve. Skuadra dhe trajneri Massimiliano Allegri kanë nevojë për tifozët e tyre në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Ndërsa pritet të kuptojnë nëse do të kthehen apo jo 15 pikët, Zonja e Vjetër do të presë Interin të martën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa të enjten më 13 prill do të radha e çerekfinales së Europa League kundër Sporting Lisbonës. /G.D abcnews.al/

Burimi: Tutto Sport