Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky ka vendosur sanksione ndaj 33 shtetasve rusë dhe 225 kompanive.
Dekreti është publikuar në faqen e Presidencës së Ukrainës këtë të shutnë, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.
Sanksionet dhjetëvjeçare përfshijnë veçanërisht ngrirjen e aseteve, ndalimin e aktivitetit tregtar dhe anulimin e licencave midis kufizimeve të tjera.
Më herët, Zelensky ka deklaruar se plani i Rusisë për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi tregon se bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping në fillim të këtij muaji, dështuan./abcnews.al