David De Gea nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me Manchester United dhe me shumë mundësi nuk do të vazhdojë karrierën e tij më te “Djajtë e Kuq” pas 12 sezonesh.
Prandaj portieri spanjoll po shikon përreth dhe një nga opsionet që mund të marrë në konsideratë është dera e shtëpisë së Romës në Serie A, në fakt, me kërkesë të shprehur të Mourinhos.
Një operacion që mund të jetë shumë i shtrenjtë për presidentin Friedkins, të cilët megjithatë dëshirojnë të përpiqen të kënaqin trajnerin portugez.
Mourinho e njeh mirë De Gean pasi e ka trajnuar më parë te United. PSG dhe Juventus gjithashtu janë të interesuar për të./ h.ll/abcnews.al