West Ham United më në fund ka marrë një vendim për të ardhmen e David Moyes. Trajneri skocez po përballet me presionin e rënies nga Premier League, dhe bordi po shqetësohet gjithnjë e më shumë për rrezikun e rrëzimit nga kategoria.
Sipas 90min, David Moyes do ta mbyllë sezonin si trajner i West Ham United, por çfarëdo që të ndodhë, ai do të shkarkohet pavarësisht se ka edhe një vit kontratë me londinezët. Skocezi është paralajmëruar disa herë gjatë këtij sezoni, por klubi gjithmonë e ka marrë parasysh punën e madhe që ka bërë ndër vite ai.
Një arsye tjetër pse David Moyes nuk është shkarkuar këtë sezon, pavarësisht rezultateve shumë të dobëta, është sepse West Ham United nuk ka gjetur një trajner të denjë. Në verë klubi do të ketë më tepër kohë për të gjetur një trajner të mirë dhe nuk do ta humbasin këtë mundësi. /G.D abcnews.al/
Burimi: Fichajes