DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar për aksidentin e pasdites së sotme ku katër qytetarë u plagosen pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga. Tre prej të plagosurve thotë policia janë identifikuar. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit rajonal dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Shkafane, Durrës, shtetasi H. C, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit S. E, S. H, G. E dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit/abcnews.al