DURRËS- Një aksident me pasojë katër të plagosur është regjistruar pak çaste më parë në rrugën Manëz-Gjiri i Lalëzit.
ABC News mëson se makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Katër personat që udhëtonin kanë mbetur të lënduar. Ata janë ndihmuar nga kalimtaret e rastit, ndërkohë Policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./n.m. abcnews.al