Laç, identifikohen dy autorët që plagosën Edon Martinajn

schedule11:45 - 11 Gusht, 2019

schedule 11:45 - 11 Gusht, 2019

Një ditë pas ngjarjes, policia ka dy emra autorësh të dyshuar për plagosjen e 19-vjeçarit Edon Martinaj në Laç. Ata  janë një 21-vjeçar me mbiemër Rama dhe një 25 -vjeçar me mbiemër Leka te shpallur tashmë në kërkim.

Konflikti ndërmjet të rinjve sipas policisë ka nisur disa javë më parë. Dy personat e përfshirë në sherr dhe Edon Martinaj e vijuan në distancë sherrin e çastit e nisur me bashkëmoshatarët e tij edhe pse u negociua për të mbyllur konfliktin.

Policia Ben të ditur se autori i plagosjes është 21-vjeçari Rama, ndërsa 25-vjeçari akuzohet për armëmbajtje dhe moskallëzim krimi. Pas ngjarjes, autorët dyshohet se dogjën makinën në Borizanë të Krujës për të humbur gjurmët.

19 -vjeçari i plagosur Edon Martinaj ka marrë disa plumba në trup pasi u qëllua me armë zjarri dhe po kurohet në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ai është kushëriri i Ervis Martinajt, një emër i njohur për policinë dhe i lakuar për disa ngjarje të ndryshme kriminale të ndodhura në Tiranë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!