Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me paratë rusë të përfshira në financimet e politikës shqiptare.
Balla në fjalën e tij ka ftuar ish Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin që të shpjegoje akuzat që janë drejtuar ndaj saj.
Sipas tij të kesh emrin apo të jesh aksionere në një shoqëri tregtare bashkë me miqtë e Putinin është e rëndë.
“Mendoj se që në orën 8 të mëngjesit zonja Kryemadhi duhet të kishte dalë dhe ti sqaronte këto çështje. Pra si ka mundësi që gjendesh në dokumente që janë zyrtarë rezulton se je aksionere, sepse në momentin që je përfitues dividenti kush ka pak haber nga kodi tregtar e di shumë mirë se në këtë moment je aksioner, dhe në llogarinë tënde transferohen para. Aty dalin emrat dhe mediat kanë thënë që është ky aksioner, apo ai aksioner, janë të njohur pasi e para i ke nëpër listat e zeza të SHBA-së për shkak edhe të sanksioneve të vendosura pas agresionit të justifikuar rus kundër Ukrainës.
Dhe tjetra është se ne jemi subjekt i deklarimit të pasurive, dhe ne deklarojmë çdo lloj llogarie bankare brenda dhe jashtë vendit në cilin vend të Evropës sonë të përbashkët do të dilte një politikan i këtij niveli në kohë dhe në fjalë, flas dhe si bashkëshorte e presidentit të republikës, flas për vitin 2017 ku paske një llogari jo në një bankë, por me ofshore. Në këtë rast mendoj se është prekur siguria kombëtare sepse fakti që merr divident apo je aksioner në një shoqëri tregtare bashkë me miqtë e Putinit është e rëndë”, ka thënë Balla./abcnews.al