Më të paguarit në Ligue 1, PSG dominon listën

schedule23:53 - 30 Mars, 2023

schedule 23:53 - 30 Mars, 2023

Prestigjozja “L’Equipe” ka publikuar artikullin vjetor mbi pagat e lojtarëve të Ligue 1. Siç pritej, lojtarët e PSG-së janë atë që fitojnë më së shumti në kampionatin francez.

Kylian Mbappe kryeson listën. Pas nënshkrimit të kontratës së re në verën e vitit 2022 me “parizienët”, 24-vjeçari fiton 6 milion euro në muaj. E thënë thjeshtë, sulmuesi i lindur në Paris është futbollisti më i paguar në pesë kampionatet kryesore europiane.

Por jo vetëm kaq, pasi “L’Equipe” pretendon se në rast se Mbappe do të zbatojë marrëveshjen për ta zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2025, atëherë ai do të përfitojë një tarifë nënshkrimi prej 60 milion eurosh, si dhe një bonus besnikërie prej 70 milion eurosh.

Tarifat e sipërpërmendura nuk përfshijnë fitimet e Mbappe nga sponsorët. Podiumi plotësohet nga Neymar dhe Messi. Braziliani vjen menjëherë pas Mbappe, teksa fitimet e tij mujore te Paris Saint German shkojnë 3 milion e 675 mijë euro në muaj.

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi mbetet një më të paguarit në botë. Në Ligue 1, argjentinasi fiton 3 milion e 375 mijë euro në muaj.

Lista deri në “top 10” plotësohet nga lojtarët e kampionëve në fuqi të Francës, ndërsa menjëherë më pas vjen Ben Yedder i Monaco me 650 mijë euro në muaj. Edhe njëherë tjetër konfirmohet dominimi absolute i Paris Saint German në Francë.

Megjithatë pavarësisht se “parizienët” kanë në organikë lojtarë të mirëpaguar, edhe këtë sezon dështuan për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!