“Fëmija pa babain kur u vra”, ABC News në banesën e Altin Rexhës i vrarë pas një sherri në Kavajë

schedule12:43 - 30 Mars, 2023

schedule 12:43 - 30 Mars, 2023

“Kjo është banesa e familjes Rexha, 43 vjecari i cili mbeti i vrarë, pasditen e djeshme në qytetin e Kavajës. Ndrësa kjo është karroca e fëmijës 3 vjeçar që u bë dëshmitar.”

Mëngjesin e së enjtes, në shtëpinë e altin rexhës nuk ndodhet askush, pasi të gjithë I janë drejtuar vendlindjes së viktimës, ku 43 vjecari do të prehet. Fshqinjët e njohin shumë pak, pasi Altini me familjen kishin një vit e pak muaj që ishin zhvendosur në Kavajë.

“Jetonin me vite në Durrës. Një vit e tre muaj. Ishin shumë njerëz të mirë.”

Por për ta ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur probleme.

“Mua kaq keq më ka ardhur. Unë nuk hyja e nuk dilja. Ishte njeri i mirë. Familjarë. Aq rob i mirë.”

Fshqinja e tij rrëfen se për herë të fundit e pa 43 vjecarin me djalin e vogël.

“Ai kishte ardhur nga puna dhe kishte marrë çunin e kishin shkuar në supermarket. Edhe cuni ishte bërë gjithë gjak. Goca është katër vjeç.”

Konflikti mes tyre Edmond Gosa dhe Altin Rexha, që mbetën të vrarë pasditen e së mërkurës kishte nisur pas ngacmimeve të vazhdueshme të Edmond Gosës ndaj Rexhës.

Prej kohësh Gosa mesohet se i thonte Rexhës “Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë”. Dy 43 vjeçarët ishin takuar në një lokal ku fillimisht kanë debatuar me fjalë. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Mësohet se Rexha ka humbur jetën në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar. Policia ka shoqëruar në polici rreth 10 persona si dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe që mund të jenë në dijeni të motivit të ngjarjes./abcnews.al