Basha: Rama përfitues i informalitetit

schedule15:15 - 10 Gusht, 2019

schedule 15:15 - 10 Gusht, 2019

Lulzim Basha replikon me aksionin qeveritar kundër informalitetit, duke thënë se Edi Rama është përfituesi kryesor i informalitetit.

“Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme”,-shkruan Basha.

Lideri demokrat shton se “dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë. Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private”./ABC News Albania 24/7