Gazprom do të dërgojë 41.7 milionë metra kub gaz natyror në Europë përmes Ukrainës

schedule10:20 - 30 Mars, 2023

schedule 10:20 - 30 Mars, 2023

Gazprom vazhdon të dërgojë gaz natyror në Europë. Gazprom njoftoi të enjten se do të dërgojë sot 41.7 milionë metra kub gaz natyror në Europë përmes Ukrainës.

Gazi përbën rreth një të katërtën e gjenerimit të energjisë së Bashkimit Europian dhe Rusia zakonisht furnizon rreth 40% të importeve të gazit natyror të bllokut.

Europa po përballet njëkohësisht me disa goditje ekonomike nga lufta në Ukrainë, duke përfshirë rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë që u përkeqësuan akoma më tepër nga ky konflikt.

Kjo situatë ka shtuar shqetësimet për “stagflacionin”, një gjendje me rritje të ulët ekonomike dhe me inflacion të lartë.

Rikujtojmë se inflacioni i eurozonës arriti një nivel rekord prej 7.5% në mars të vitit të kaluar, pasi lufta në Ukrainë dhe sanksionet e mëvonshme kundër Rusisë rritën çmimet e energjisë.

/abcnews.al