Marcelo Bielsa është hsumë afër që të bëhet trajneri i skuadrës së kombëtares uruguaiane si zëvendësues i Diego Alonso, i cili u largua nga posti pas Kupës së Botës në Katar.
“TYC Sports” pohon se ardhja e tij është shumë afër që të bëhet. Negociatat janë në pjesë e fundit sipas këtij raportimi dhe nëse finalizohen, ai do të nënshkruaj me Uruguain deri në fund të Kualifikuesve të Amerikës së Jugut me mundësi vazhdimi deri në Botërorin 2026 që do të organizohet nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika.
67-vjeçari argjentinas u shkarkua nga Leeds United pak më shumë se një vit më parë dhe pavarësisht se ishte i lidhur me disa klube të Premier League dhe me Athletico Bilbaon, ai nuk tentoi të uleshe në stol.
Uruguai do të ishte aventura e tij e tretë të një kombëtareje nga Amerika e Jugut, pasi ai ka drejtuar më parë Argjentinën dhe Kilin./ h.ll/abcnews.al