Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar nga presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blinken u shpreh se sulmet e Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republikën Srpska tregojnë se ai po ndjek rrugën autoritare të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin.
Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Michael Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Blinken në Twitter.
Milorad Dodik’s attacks on basic rights and freedoms in Republika Srpska show he is on President Putin’s authoritarian path. @StateDept, represented by Amb. Murphy, continues to advocate for the democratic and prosperous future that all citizens of Bosnia and Herzegovina deserve.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 29, 2023